Latif Demolli zgjedhet sekretar i përgjithshëm i FboxK-së
06 gusht 2021
| 11:32
Latif Demolli është zgjedhur sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës (FboxK).
Demolli në këtë pozitë e zëvendëson Mehmet Bogujevcin, i cili ditë me parë doli në pension.
“Më 5 gusht u mbajt mbledhja e rregullt e bordit të FboxK. Nder pikat e rendit të ditës ishte dhe zgjedhja e sekretuarit të përgjithshëm të FboxK. Pas largimit të Mehmet Bogujevcit nga posti i sekretarit të FboxK, bordi unanimisht zgjedhi Latif Demollin për sekretar të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e FboxK-së.
/Epoka e re/