
Latifi: Aksioni i PSD-së, reagim krejtësisht i gabuar
Profesori universitar, Blerim Latifi, e ka quajtur reagim të gabuar aksionin e Partisë Socialdemokrate tek kisha ortodokse serbe në Prishtinë.
Ai ka thënë se aksionet politiko-simbolike brenda dhe jashtë objektit vetëm sa e faktorizojnë këtë kishë.
Latifi ka thënë se zgjidhja adekuate për kishën është dryni.
“Aksioni i PSD-së te kisha e Millosheviqit në oborrin e UP-së, është një reagim krejtësisht i gabuar ndaj liturgjisë së djeshme. Spektaklet politiko-simbolike brenda dhe jashtë këtij objekti vetëm sa e faktorizojnë atë dhe kjo gjë përbën edhe objektivin e qeverisë në Beograd. Dardan Gashi e tregoi dje zgjidhjen adekuate: Drynin!”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.
PSD-ja: Simboli i shovinizmit bëhet faltore, e bekoi Albin Kurti