Latifi bashkë me Komitetet Profesionale zotohen për transformim të kirurgjisë

29 mars 2023 | 11:11

Në kuadër të veprimtarisë së vet drejtë zhvillimit të fushës së kirurgjisë në Kosovë, Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka mbajtur takim të përbashkët me të gjitha Komitetet Profesionale, ku u diskutuan shumë çështje që kanë të bëjnë me punën, aktivitetet dhe për planet për të ardhmen.

Përmes 18 Komiteteve Profesionale, që funksionojnë nën ombrellën e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, që të gjitha kanë misione të ndryshme, pasi që Kolegji ka për qëllim t’i bashkojë të gjithë kirurgët praktikues, institucionet akademike dhe studentët e mjekësisë që do të ndjekin kirurgjinë në të ardhmen.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. dr. Rifat Latifi,i cili ju bëri thirrje të gjithë kirurgëve praktikues, specializantëve të çdo disipline kirurgjike dhe studentëve të mjekësisë, që bashkërisht të ndjekim zhvillimin e kirurgjisë.

Në këtë takim, Prof. dr. Latifi, foli për vizionin, misionin,anëtarësinë, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe objektivat e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, gjithmonë duke u bazuar në Kolegjin e Kirurgëve Amerikan-ACS Committees.

Ai kërkoi nga kryetarët dhe anëtarët e të gjitha Komiteteve Profesionale që të përgatisin paraprakisht programet duke përfshirë edhe ligjëruesit, për Kongresin e Katërt Klinik -2024, dhe po ashtu në Komitete të ftohen njerëz entuziast, nga vendi dhe diaspora në mënyrë që të zgjerohet hapësira për të gjithë ata që dëshirojnë transformimin e kirurgjisë së Kosovës.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Dr. Sadik Llullaku, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, angazhimin e tyre funksionalizimin e komiteteve dhe për prezantimin e ideve të tyre për aktivitete e ardhshme të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.

Të pranishmit në këtë takim, u zotuan se do të angazhohen dhe më shumë në transformimin dhe zhvillimin e kirurgjisë së Kosovës.

Çështje më rëndësi që u diskutua ishte edhe ndërtimi i ndërtesës së Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, pasi që sipas tyre, infrastruktura për punë në këtë fushe mungon shumë.

Prof. dr. Rifat Latifi, theksoi se prioritet i tij është ndërtimi i ndërtesës që përveç pjesës së nevojshme administrative do të ketë Qendrën për Hulumtime Shkencore dhe edukim profesional përmes laboratorëve eksperimental dhe simulativ.

Këto janë Komitetet Profesionale të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës të funksionalizuara deri më tani, gjersa në të ardhmen do të krijohen edhe Komitete tjera sipas nevojave të kirurgjisë kosovare:

1. Komiteti për Diversitet

2. Komiteti për Kancer

3. Komiteti për Kirurgjinë Geriatrike

4. Komiteti për Politikat Shëndetësore dhe Avokim

5. Komiteti për Studentët e Mjekësisë në Kirurgji (Shefat e katedrave ose të deleguarit e tyre nga katedra)

6. Komiteti për Kualitet dhe Siguri të Pacientit

7. Komiteti për Teknologjitë e Avancuara dhe Teknologjitë e Informacionit

8. Komiteti për Kirurgjinë e Traumës

9. Komiteti për Edukim të Vazhdueshëm (Drejtorët e Klinikave Kirurgjike)

10. Komiteti për Hulumtime Kirurgjike

11. Komiteti për Etikë dhe çështje të Disiplinës

12. Komiteti për Kirurgjinë Emergjente

13. Komiteti për Specializime

14. Komiteti i Grave Specialiste të Kirurgjisë

15. Komiteti për Mirëqenie të Kirurgëve

16. Komiteti për Kirurgjinë e Gjirit

17. Komiteti i Specializantëve të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës

18. Komiteti për Kirurgji Endoskopike, Laparaskopike dhe Robotike

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në…