Latifi: Bota ndodhet në udhëkryq historik, shqiptarët pyesin sa po shkojnë hurmet e pitalkat

03 mars 2025 | 11:17

Profesori i filozofisë dhe analisti i njohur politik, Blerim Latifi, ka komentuar zhvillimet më të fundit ndërkombëtare pas mbajtjes së samitit të sigurisë në Londër dje.

Latifi e përmendi deklaratën e kryeministrit britanik, Keir Starmer, që tha se për momentin Evropa ndodhet në një udhëkryq historik.

“Kryeministri britanik, Keir Starmer, dje në Londër: Bota ndodhet në udhëkryq historik. Ndërkaq, shqytarët: Sa po shkojnë sivjet hurmat dhe pitalkat? Si gjithmonë injoranca për realitetin në të cilin jeton, është kusht i lumturisë. Kuptohet, derisa nuk të del gjumi dhe e sheh humnerën ku ke ra”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Për librin publicistik të Imer Lladrovcit “Linja politike, diplomatike dhe…