Latifi del t’i sheh nga afër projektet që janë duke u realizuar në Rahovec
26 nëntor 2018
| 10:09
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka vizituar disa nga projektet që janë duke u realizuar në vendbanime të ndryshme brenda komunës.
Ai u shoqërua nga drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Berat Duraku, dhe nga Artan Asllani, drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm.
Projektet që ata shkuan t’i shohin nga afër janë: rregullimi i varrezave të dëshmorëve në Nagac, ndërtimi i rrugës Krushë e Madhe – Randobravë, ndërtimi i kanalit të kullimit në fshatin Xërxë, kompleksin e dëshmorëve në Gradish, ndërtimin e tregut të rrushit në Rahovec, ndërtimin e shtegut për ecje drejt “Maja e Shkodranit” dhe projektin për mbjelljen e drunjve dekorativ në fshatin Drenoc.