Latifi: Disa shqipfolës që flasin kundër Izraelit janë të indoktrinuar nga antisemitizmi titist
Profesori i filozofisë politike, Blerim Latifi, ka thënë se ata shqipfolës që flasin kundër shtetit të Izraelit nuk janë të indoktrinuar vetën nga antisemitizmi vehabist por edhe nga trashëgimtarë të antisemitizmit titist.
Latifi këtë analogji e ka përshkruar me një ngjarje kur Izraeli ishte në luftë tre javore me shtetet arabe në vitin 1973.
Latifi ka cituar historianin slloven, Jozhe Pirjevec në librin autobiografik për Titon ku mes tjerash Tito kishte vënë në dispozicion aeroportet jugosllave rusëve për të furnizuar me armatime ushtritë egjiptiane dhe siriane.
“Kur ishte kuptuar se arabët po e humbisnin luftën, ai kishte telefonuar presidentin egjiptian, Sadatin, për ta bindur se duhej të bombardohej masivisht Tel Avivi, për të ndryshuar fatin e luftës. Këta shqipfolësit e sotëm që mbushin përditë profilet e tyre në rrjetet sociale me deklarata antisemite, nuk janë thjesht individë të indoktrinuar nga antisemitizmi vahabist, janë gjithashtu edhe trashëgimtarë të antisemitizmit titist”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.