Latifi: Do të jemi afër rahovecianëve që janë prekur nga vërshimet
18 qershor 2019
| 15:19
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se të martën që nga orët e hershme të mëngjesit së bashku me ekipin komunal, kanë dalë në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga reshjet e dendura që kanë ndodhur të hënën.
Ai ka thënë se komuna që drejton do të vazhdojë të jetë afër qytetarëve që janë prekur nga vërshimet.
“Sot kam vizituar fshatin Pataqan i Poshtëm, një nga vendbanimet më të dëmtuara nga shiu i rrëmbyeshëm. Komuna do të vazhdojë të qëndrojë afër qytetarëve të prekur nga vërshimet, me të gjitha kapacitetet, në mënyrë që dëmet e shkaktuara të sanohen!”, ka thënë Latifi.
/Epoka e re/