Latifi e Morina pajtohen për bashkëpunim në mes të komunës dhe policisë
12 prill 2019
| 13:58
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim komandantin e stacionit policor në këtë komunë, kapiten Fazli Morinwn.
Në këtë takim, Latifi e Morina janë pajtuar për vazhdim të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve për të mirën e sigurisë së qytetarëve të Rahovecit.
“Me komandantin e ri të stacionit policor në Rahovec, kapitenin Fazli Morina u dakorduam për të vazhduar bashkëpunimin jashtëzakonisht të mirë në mes të institucioneve për të mirën dhe sigurinë e qytetarëve të Rahovecit”, ka thënë Latifi pas takimit me Morinën.
/Epoka e re/