Latifi emëron Sabahajdin Cenën këshilltar për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së
02 dhjetor 2022
| 10:37
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka emëruar Sabahajdin Cenën këshilltar për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.
“Jam i nderuar që sot, në kabinetin tim, kam emëruar bashkëluftëtarin tim të respektuar, prof.dr. Sabahajdin Cenën, këshilltar për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së”.
“Paraprakisht, i jam shumë mirënjohës për tërë kontributin e tij në luftën tonë çlirimtare dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të frytshëm që kam pasur me të, ish Kryetarit të OVL të UÇK-së, z. Vajdin Berisha, i cili ka ndërruar jetë me 6 gusht të këtij viti. Sabahajdinit i uroj punë të mbarë”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.