Latifi: Është dashur të pushtohet Beogradi më 1999 si Berlini më 1945

25 mars 2022 | 08:14

Profesori universitar Blerim Latifi thotë se Perëndimi e ka lënë në gjysmë ndëshkimin e fashizmit serb të fundshekullit XX. Thotë se sa herë që ka zgjedhje në Serbi, atje garohet për vota përmes retorikës nacionaliste për Kosovën.

“Në Serbi ka zgjedhje. Do të thotë se është koha kur secili që është në garë lufton për të marrë ndonjë votë përmes retorikës nacionaliste për Kosovën. Në këtë garë secili synon të duket ma nacionalist se tjetri. Ma çetnik se tjetri. Ma i gatshëm se tjetri për të marshuar me tankse në drejtim të Kosovës. Secili ma prorus se tjetri. Kështu, secili, dhe të gjithë bashkë, e japin pasqyrën e një shteti abnormal, pasqyrën e një shteti ku kriminelët e luftës nderohen si heronj dhe kthimi në vendin e krimeve të tyre u premtohet si vizion jetësor gjeneratave të ardhshme”, shkruan Latifi në Facebook.

“Krejt kjo është pasojë e faktit se Perëndimi e ka lënë në gjysmë ndëshkimin e fashizmit serb të fundshekullit XX”, shtoi ai.

“Është dashur të pushtohet Beogradi me 1999, si Berlini me 1945. Sot nuk do ta kishim këtë Serbi abnormale, që tërë kohën kërcënon fqinjët dhe e vetmja në gjithë Europën që mbanë anën e Rusisë në luftën e Ukrainës”, theksoi Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alexander Lukashenko, presidenti i Bjellorusisë, ka paralajmëruar se propozimi i…