Latifi: Fitoret nuk maten vetëm me numrin e të vrarëve në beteja, por edhe me efektin politik

26 shtator 2023 | 15:09

Profesori dhe analisti politik Blerim Latifi ka komentuar situatën e krijuar në veri të vendit ditëve të fundit.

Sipas tij, pas pamjeve të publikuara të terroristëve duke ikur, u shtruan disa pyetje legjitime: Pse u lanë të ikin? A ishte ikje e negociuar? Apo ikje nga pamundësia e policisë së Kosovës për të vënë zonën nën rrethim?. Profesori Latifi iu ka përgjigjur edhe pyetjeve të shtruara duke dhënë mendimin e tij se në qoftë e negociuar ose jo, ikja e terroristëve nga zona e konfrontimit në dhe rreth manastirit, është një fitore taktiko-diplomatike e Kosovës.

“Pas pamjeve të publikuara të terroristëve duke ikur, u shtruan disa pyetje legjitime: Pse u lanë të ikin? A ishte ikje e negociuar? Apo ikje nga pamundësia e policisë së Kosovës për të vënë zonën nën rrethim?

Kam mendimin se qoftë e negociuar ose jo, ikja e terroristëve nga zona e konfrontimit në dhe rreth manastirit, është një fitore taktiko-diplomatike e Kosovës.”, ka shkruar Latifi.

Postimi i plotë i Latifit:

Pas pamjeve të publikuara të terroristëve duke ikur, u shtruan disa pyetje legjitime: Pse u lanë të ikin? A ishte ikje e negociuar? Apo ikje nga pamundësia e policisë së Kosovës për të vënë zonën nën rrethim?

Kam mendimin se qoftë e negociuar ose jo, ikja e terroristëve nga zona e konfrontimit në dhe rreth manastirit, është një fitore taktiko-diplomatike e Kosovës.

Pse?

Nëse terroristët nuk do të mund të tërhiqeshin, ata do të detyroheshin të mbroheshin brenda manastirit. Një sulm i armatosur në dhe rreth manastirit do të ishte një dhuratë e paçmuar për Beogradin. “Martirizimin” e terroristëve dhe eventualisht të ndonjë murgu brenda manastirit propaganda serbe do ta kthente në një atak të tmerrshëm diplomatik kundër Kosovës dhe për pasojë, me shumë mundësi, veriu do të na rrëshqiste përfundimisht nga duart.

Nuk duhet të harrojmë se kishat serbe janë një ndër pikat ma të forta të diskursit serb kundër Kosovës.

Përfundimisht: më shumë na janë dashur ato pamje të terroristëve duke ikur si cuba, se pamjet e trupave të tyre të gjakosur brenda manastirit. Fitoret nuk maten vetëm me numrin e të vrarëve në beteja, por edhe me efektin politik të betejave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique e ka lavdëruar mesfushorin 17-vjeçar…