Latifi: Gabim të bëjnë roje nderi ushtarët e FSK-së para memorialit të ushtarëve serb

12 nëntor 2022 | 23:33

Profesori universitar, Blerim Latifi ka komentuar bërjen roje të ushtarëve të FSK-së, pranë pllakës memoriale të ushtarëve serb të rënë në Kosovë midis viteve 1912-1918.

Latifi në llogarinë e vet ka shkruar se këta ushtar nuk ishin francezë e as gjermanë. Ishin ushtarë serbë, pjesë e armatave serbe, të cilat gjatë vjeshtës dhe dimrit të viteve 1912- 1913, e dogjën Kosovën dhe i masakruan 25 mijë shqiptarë.

“Po kush ishin ushtarët e rënë në vitin 1912, të cilëve u referohet pllaka në serbisht, e vendosur në kohën e Millosheviqit në Lagjën “Arbëria” të Prishtinës?

Nuk ishin francezë. As gjermanë. Ishin ushtarë serbë, pjesë e armatave serbe, të cilat gjatë vjeshtës dhe dimrit të viteve 1912- 1913, e dogjën Kosovën dhe i masakruan 25 mijë shqiptarë”, ka shkruar në “Facebook”, Latifi.

Postimi i plotë i tij:

FSK bën roje nderi para një pllake memoriale, e cila nderon ushtarët e rënë në luftë në Kosovë midis viteve 1912-1918!

Hiç më larg se dje.

Po kush ishin ushtarët e rënë në vitin 1912, të cilëve u referohet pllaka në serbisht, e vendosur në kohën e Millosheviqit në Lagjën “Arbëria” të Prishtinës?

Nuk ishin francezë. As gjermanë. Ishin ushtarë serbë, pjesë e armatave serbe, të cilat gjatë vjeshtës dhe dimrit të viteve 1912- 1913, e dogjën Kosovën dhe i masakruan 25 mijë shqiptarë.

Sot në Kosovë nuk ka asnjë memorial për këta shqiptarë të masakruar, por ka një memorial të vrasësve të tyre.

Ka edhe injorantë në krye të shtetit të Kosovës, që i dërgojnë djemtë e FSK- së aty, për të bërë roje nderi të memoriali i vrasësve të të parëve të tyre.

Ambasadori francez dhe ai gjerman që vunë kurora lulesh tek kjo pllakë, thanë se këtë e bënë në përkujtim të  datës së përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe të rënëve të saj. Por datat në pllakë nuk përkojnë me ato të fillimit të kësaj lufte, e cila kishte nisur me 1914 dhe përfunduar me 1918. Ka një datë tjetër aty: viti 1912. Dhe çfarë kishte ndodhur në këtë vit në Kosovë, u tha pak më lart në këtë shkrim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një periudhë a një tjetër, çdo lidhje do të…