Latifi: Grenelli s’qenka i informuar mirë, shumica e politikanëve kanë mendjen të ekonomia e tyre private
Profesori i Universitetit të Prishtinës, Blerim Latifi, ka reaguar pas takimeve që i dërguari special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zhvilluar liderin Vetëvendosjes, Albin Kurtin dhe kryetarin e LDK-së.
Latifi duke komentuar mesazhin e ambasadorit Grenell në lidhje me zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës, ka thënë se shumica e politikanëve në Kosovë mendjen e kanë të ekonomia e tyre familjare.
“Grenell u paska thënë politikanëve në Prishtinë se është koha të fokusohen të ekonomia. Nuk qenka i informuar mirë, sepse shumica e politikanëve në Kosovë tërë kohën tek ekonomia e kanë mendjen. Kuptohet tek ekonomia e tyre private e familjare”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/