Latifi: Heqja e termit ‘persona të zhdukur me dhunë’ është falsifikim drastik i historisë
02 maj 2023
| 22:03
Blerim Latifi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se një fjali në tekstin e Deklaratës për Personat e Zhdukur është problematike për shtetin e Kosovës.
Latifi, duke komentuar marrëveshjen, tha se largimi i fjalisë “persona të zhdukur me dhunë” është fitore për Serbinë.
Ai tutje thotë se kjo do të rishkruajë historinë dhe se e vendos Serbinë si të barabartë me Kosovën.
“Heqja e termit “persona të zhdukur me dhunë” është falsifikim drastik i historisë”, tha ai.