Latifi, Hochle dhe Durguti diskutuan për fuqizimin e rinisë
22 prill 2019
| 16:42
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim përfaqësuesit e dy organizatave joqeveritare me të cilët ka biseduar për fuqizimin e rolit të rinisë.
“Sot, bashkë me drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Bjondina Kleqka, pritëm në takim të përzemërt përfaqësuesit e SHL-Gjermani dhe SHL – Kosova. Me Patrik Hochle drejtor i SHL-Gjermani dhe Enis Durguti, drejtor i SHL-Kosova, diskutuam për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet institucioneve komunale dhe organizatës SHL – Kosova, dhe planet tona të përbashkëta për fuqizimin e rinisë. I falënderova për angazhimin dhe kontributin, njëherësh urova SHL – Kosova për 10-vjetorin e themelimit si OJQ vendore”, ka thënë Latifi pas takimit.
/Epoka e re/