Latifi: Hoti do të jetë kryeministër i dirigjuar

23 prill 2020 | 21:19

Analisti politik, Blerim Latifi, ka folur rreth zgjedhjes së Avdullah Hotit kandidat për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai ka thënë në “Pressing”, se LDK-ja u përcaktua për Hotin, sepse ai është njeri i afërt me kreun e partisë, Isa Mustafa.

Sipas Latifit, Hoti do të jetë i dirigjuar si kryeministër. “Nëse e shohim traditën në Kosovë, kemi pasur kryeministra të cilët kanë fituar zgjedhjet, dhe te cilët janë emëruar. Hoti do të jetë një kryeministër i dirigjuar. Hoti është besnik i Mustafës, andaj e bëri kryeministër”, ka deklaruar Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka thënë se…