Latifi: I madh e i vogel në spekulojmë, jemi shoqni spekulantësh
Blerim Latifi, profesor i filozofisë në Universitetin e Prishtinës, ka thënë se shoqëri jonë është spekulative.
Sipas tij, ka konstatime pa asnjë provë empirike, për këtë përmendi rastin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Ai në Pressing të T7, ka thënë se shoqëria kosovare nuk është emancipuar politikisht.
”Ne nuk jemi emancipu politikisht si shoqëri qe me pa realitetin pak më ndryshe, jo bardhë e zi të ndarë në patriot e tradhtar, por në një shoqëri që është plurale”, ka thënë Latifi.
”Ne jemi një shoqëri spekulanesh, si ta jep një deklaratë Edi Rama menjëherë ia vendosim një etiketë. E keni parë drafin, ende pa dalë, ia nisim. Na jemi shoqëri spekulantësh, i madh e i vogël. Çka dmth me spekulu është kur ti e jep një konstatim pa provë empirike“, ka thënë ai.