Latifi i ndan mirënjohje sportistit Ajan Krasniqi
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim sportin Ajan Krasniqi nga Hoça e Vogël.
Latifi ka bërë me dije se Krasniqit i ka ndarë mirënjohje për arritje kulmore në sportin ‘Taekwondo’, për përkushtimin dhe për rezultatet gjatë garave në kampionatin zviceran, si dhe për promovimin e vlerave kombëtare në mërgim.
Ishte kënaqësi të mirëpres në takim sportistin Ajan Krasniqi nga Hoça e Vogël, të cilit i dhashë mirënjohje për arritje kulmore në sportin “Taekwondo”, për përkushtimin dhe për rezultatet gjatë garave në Kampionatin Zviceran, si dhe për promovimin e vlerave kombëtare në mërgim. Të rinjtë si Ajani na bëjnë krenarë kudo nëpër botë, prandaj, mirënjohja për ne është një mënyrë për të treguar vlerësimin tonë të thellë për përpjekjet dhe për sukseset e tyre. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim dhe t’i inkurajojmë në çdo hap të rrugëtimit të tyre!”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.