Latifi ironizon me deputetin e LV-së: Historikisht, shqiptarët punët sekrete i kryejnë me baxhanakë

25 qershor 2022 | 21:58

Profesori dhe opinionisti Blerim Latifi ka ironizuar pas raportimit se deputetit të VV-së, Mirsad Shkreta i janë vjedhur 50 mijë euro të padeklaruara në shtëpi, për të cilat vetë deputeti ka thënë se një pjesë ishin e baxhanakut të tij.

Latifi, përmes një reagimi në “Facebook”, ka thënë se shqiptarët historikisht punët sekrete i kryejnë me baxhanakë.

“Shqiptarët historikisht punët sekrete i kryejnë me baxhanakë. Vëllaut nuk i besojnë, sepse, siç ka thanë ai i moçmi “vëllau si shkau””, ka shkruar ai.

Sot në media u raportuar se 50 mijë euro para të padeklaruara dhe ari në vlerë 10 mijë euro, i janë vjedhur deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta në shtëpinë e tij. Rastin, deputeti, e ka deklaruar në Policinë e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë Maxhun Berisha, vëllai i dëshmorit Tahir Berisha,…