Latifi ironizon për tollovinë tek ‘1 Tetori’: ShIK-u i ka fajet
14 maj 2021
| 12:38
Profesori i Universitetit të Prishtinës dhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi, ka reaguar pas tollovisë që është krijuar sot te salla “1 Tetori” në Prishtinë.
Latifi në llogarinë e vet në “Facebook” ka publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihen duke pritur në radhë për vaksinë shumë pensionistë.
Duke ironizuar për këtë tollovi, ai ka shkruar “ShIK-u i ka fajet”.
Latifi është në mesin e personave që kanë kritikuar ashpër menaxhimin me vaksinim në Kosovë.