Latifi: Jam mësuar me ofendimet e tifozëve të kuq

26 korrik 2019 | 11:12

Liridon Latifi u rikthye që të luante në Shqipëri, por vetëm 48 minuta qëndroi në fushë ndaj Partizanit, për shkak të një lëndimi. E shkuara te korçarët, por edhe thumbimet mediatike bënë që Latifi të ofendohej nga disa tifozë, por ish-lojtari i Kombëtares pohoi se është mësuar me tifozët e Partizanit dhe nuk i ka dëgjuar fare.

Në intervistën e dhënë pas ndeshjes për “Panorama Sport”, 25-vjeçari pohoi se skuadra e tij, Sherifi, do të jetë ajo që do të kualifikohet dhe eksperiencën e nisur në Moldavi e shikon si një trampolinë për t’u kthyer sërish në Kombëtare. Latifi konfirmoi fjalët e trajnerit, pasi kishte qenë ai që e kishte kërkuar ndërrimin.

 Ju personalisht nuk shënuat, por a ju mjafton fakti që ekipi juaj mori fitoren?
Ishte një ndeshje e mirë. Kemi bërë një lojë të mirë, ashtu siç më duhet të them se edhe Partizani ka bërë të njëjtën gjë.

A ishte rezultat i drejtë, sipas jush?
Unë mendoj që po, ka qenë rezultat i drejtë. E them këtë sepse ne kemi bërë disa raste më të mira për shënim sesa Partizani dhe kjo ka ardhur sepse kemi luajtur disi më mirë se ata. Sipas meje, ka qenë një ndeshje korrekte.

Si e keni parë Partizanin në këtë përballje, në krahasim me periudhën kur keni qenë pjesë e Skënderbeut?
Është i njëjti Partizan sipas meje. Thuajse i njëjti, sepse ka disa ndryshime dhe bën një lojë pak më të shpejtë, por them se në përgjithësi mund ta konsideroj kryesisht të njëjtin Partizan.

A besoni se do të kualifikoheni?
Sigurisht që po. Besoj dhe besojmë të gjithë ne, jo vetëm unë.

Trajneri i Partizanit tha: “Do ta kalojmë Sherif Tiraspolin në ndeshjen e kthimit”. Komenti juaj?
Është normale që ta thotë këtë gjë. Çdokush shpreson dhe mendon se do ta kalojë kundërshtarin që ka në ndeshjen e radhës, atë të kthimit. Mirëpo, unë mendoj se ne kemi më shumë përparësi. Këtë e them sepse sot (dje) fituam 0-1 në transfertë dhe mendoj që në ndeshjen në shtëpi do të jemi ne ata që do të sigurojmë kualifikimin.

Ju vjen keq që u kontestuat dhe u ofenduat nga tifozët e Partizanit?
Jo, nuk ka problem. Jam mësuar me tifozët e Partizanit, sepse gjithmonë më kanë ofenduar. Ndaj, nuk e kam aspak problem. Nuk i kam dëgjuar.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Caffe Dante është hapur në fshatin Greenwich në vitin 1915,…