Latifi kërkon nga shërbyesit civilë ta respektojnë orarin e punës
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, bashkë me drejtoreshën për Administratë të Përgjithshme dhe drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, kanë mbajtur takimin e parë periodik me shërbyesit civilë për vitin 2020.
Latifi ka bërë me dije se ka kërkuar nga shërbyesit civilë të kësaj komune që ta respektojnë orarin e punës.
“Edhe sot kërkova që të respektohet orari i punës si kusht parësor për një administratë publike të qëndrueshme, të ketë rregull dhe zbatim të plotë të ligjit dhe etikës së punës dhe ekonomizim të shpenzimeve-për një komunë edhe më funksionale dhe shërbime sa më cilësore. U kërkua që shërbyesve civilë t’u kompensohen shpenzimet e udhëtimit dhe shujtës ditore, kërkesë kjo që do të shqyrtohet bazuar në udhëzimet administrative dhe ligjet në fuqi. Si kryetar i komunës, kërkoj vazhdimisht rregull dhe respektim të ligjit në vendin ku punohet që së bashku të japim një pasqyrim të qytetëruar dhe të jemi fryt i një suksesi të përbashkët”, ka thënë Latifi.
/Epoka e re/