Latifi kërkon që policia ta shtojë patrullimin në Rahovec
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur të mërkurën në takim komandantin e stacionit të policisë në këtë komunë, Osman Ismajli, me të cilin ka diskutuar rreth sigurisë në komunikacion dhe lirimit të trotuaret nga shitësit ambulantiv dhe bizneset tjera të cilët ekspozojnë mallin e tyre.
Kryetari Latifi ka kërkuar rritje të patrullimit nga ana e policisë në mënyrë që siguria në komunikacion të jetë më e lartë.
Ai ka thënë se trotuaret janë të uzurpuara nga shitësit ambulantiv dhe ka kërkuar nga Drejtoria e Inspeksionit që të asistohen edhe nga policia në mënyrë që të lirohen trotuaret dhe qytetarët të ecin lirshëm nëpër trotuare.
Latifi ka thënë se nuk është për të dënuar askënd, por nëse ata e kanë shkelur ligjin, sigurisht se do të dënohen bazuar në ligjet relevante që janë në fuqi.
Ndërsa komandanti i stacionit të policisë në Rahovec, Osman Ismajli, ka thënë se situata e sigurisë në territorin e Komunës së Rahovecit është e qetë dhe kriminaliteti është në rënie.
Ai ka bërë me dije se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në Rahovec nuk kanë asnjë rast me fatalitet-vdekje në komunikacion.
Kurse sa i përket lirimit të trotuareve, ai ka theksuar se i janë përgjigjur pozitivisht kërkesave të inspektorëve të drejtorisë së Inspeksionit për t’i asistuar në aksionet e tyre për largimin e shitëseve ambulant të cilët e ekspozojnë mallin e tyre në trotuar dhe që pengojnë lëvizjen e qytetarëve.
/Epoka e re/