Latifi kërkon që të mbrohet ambienti

20 nëntor 2018 | 13:25

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur të martën një takim pas vendimit për shqiptim të gjobave ndaj hedhjes së mbeturinave në vendet joadekuate.

Në takim ishin prezent komandanti i Stacionit Policor në Rahovec, Osman Ismajli, pjesëtarët e Policisë së Kosovës, inspektorët komunalë, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Drejtoria e Inspekcionit, Rojet e Pyjeve, Kompanitë për mbledhjen e mbeturinave si dhe Zyrtarja për Mjedis.

Gjatë takimit kryetari Latifi ka kërkuar përkushtim maksimal nga të gjitha palët në mbrojtje të ambientit dhe ka autorizuar inspektorët komunalë që të shqiptojnë gjobat mandatore për mjedis. “Qëllimi im nuk është që të dënohen qytetarët, por është thjesht një thirrje për ndërgjegjësim, për ta mbrojtur dhe ruajtur ambientin dhe natyrën e bukur që ka komuna e Rahovecit. Ta mbrojmë e ruajmë bashkë ambientin”, ka thënë Latifi.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oriola Marashi me foton e fundit prapë ka tërhequr vëmendjen…