Latifi komenton raportimet për Martyn: UDBA kryen punë të ndyta për t’na paraqitur anti-europianë

10 prill 2022 | 11:31

Profesori universitar Blerim Latifi i ka komentuar raportimet se ish-senatori zviceran, Dick Marty është kërcënuar me jetë nga shërbimet sekrete serbe dhe është marrë në mbrojtje nga autoritetet zvicerane.

Latifi ka shkruar në “Facebook” se UDBA kryen punë të ndyta brenda e jashtë Kosovës për ë na paraqitur para Europës si një shoqëri ku lulëzon fryma antieuropiane.

“Dick Marty: ‘kërcënimi ndaj meje me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve’. Eh, sa punët e ndyta i kryen UDBA brenda e jashtë Kosovës për t’na paraqitur para Europës si një shoqëri ku lulëzon fryma antieuropiane”.

“Të gjitha do të dalin një ditë. Kështu si ky plani për ta eleminu Martyn dhe për t’ua lënë fajin shqiptarëve”, ka shkruar Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe dy të tjerë…