Latifi konfirmon largimin nga Vllaznia
15 qershor 2023
| 15:32
Sulmuesi shqiptar, Liridon Latifi ka njoftuar se është larguar nga skuadra e Vllaznisë pas dy viteve të kaluar me ekipin shkodran.
Përmes një postimi në “Facebook”, Latifi ka falënderuar stafin dhe tifozët, teksa ka njoftuar largimin.
“Me dorën në zemër, faleminderit KF Vllaznia dhe faleminderit e gjithë Shkodra për dy vitet në ketë qytet të zjarrtë për futbollin dhe uroj që Vllaznia të jetë gjithmonë pretendente ashtu si i ka hije. Falënderoj presidentin Xhaferi dhe gjithë tifozërin Shkodrane”, ka shkruar Latifi.