Latifi kritikon diplomacinë e Kosovës: Humbje kohe dhe shpenzim i kotë i parave

08 maj 2022 | 20:22

Analisti politik Blerim Latifi ka kritikuar diplomacinë e Kosovës, derisa ka thënë se është humbje kohe dhe shpenzim i kotë i parave të shtetit, të bëhen vizita në vendet që na kanë njohur prej kohësh dhe që nuk kanë asnjë ndikim në zhbllokimin ndërkombëtar të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk quhet diplomaci të shëtitemi rrugëve që na i kanë hapur të tjerët por ajo që ia del t’i prekë shtetet që nuk na kanë njohur.

Por, sipas tij, kjo nuk bëhet pasi jemi dembelë dhe presim çfarë po ja japin të tjerët e në fund flemë të qetë pasi kemi Amerikën që na i kryen punët.

Postimi i tij i plotë:

Diplomaci e Kosovës nuk quhet të vizitosh vendet që na kanë njohur prej kohësh, e me të cilat nuk ke asnjë çështje të hapur dhe ndikimi i tyre në zhbllokimin ndërkombëtar të Kosovës është i barabartë me zero.

Kjo është humbje kohe, shpenzim i kotë i pareve të shtetit dhe mashtrim i vetes se po bëjmë diçka.

Diplomaci e Kosovës nuk quhet të shëtitemi atyre rrugëve që na i kanë hapur të tjerët, e t’i takojmë ata miq që na i kanë kriju të tjerët, pa qenë të zotë të hapim rrugë të tjera e të krijojmë miq të rinj.

Diplomaci e Kosovës quhet ajo që ia del t’i prekë shtetet që nuk na kanë njohur, e në rend të parë pesë shtetet e Bashkimit Evropian, sepse aty është shkaku i bllokimit të procesit të avancimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe shkaku i manovrave të vazhdueshme të Serbisë kundër shtetit tonë.

Por kësaj pune nuk ia themi dot, sepse jemi dembela, krejt jeta na shkon duke shiku kush po na e jep ndonjë ndihmë dhe në fund flemë të qetë me mendimin se Amerika ka me na i kry punët, e neve na mbetet veç me vrapu me i rrëmby meritat, të cilat, pastaj, i përdorim në kacafy

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksponentë të LDK-së kanë udhëtuar në Zvicër ku janë takuar…