Filozofi dhe analisti politik Blerim Latifi ka reaguar në lidhje me skandalin e fundit të transmetuar në RTK ku pretendohej se media kosovare janë të paguara nga krimineli famëkeq Radojiçiq.
Latifi ka shkruar se “Kurgjo nuk ish Radojçiçi real, ai prej mishi e gjaku, çka ish ky Radojçiçi imagjinar, i krijuar nga debati toksik i politikës kosovare.”, duke e vazhduar me një urti të Senekës “Njerëzit e paditur ma shumë vuajnë nga imagjinata e tyre, se nga realiteti”