Latifi: Kurti e pranoi që në Vetëvendosje ka defekte të brendshme

15 nëntor 2021 | 23:52

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka komentuar rezultatin zgjedhor të balotazhit.

Ai ka thënë se LV-ja duhet t’i kërkojë shkaqet e brendshme që e quan në humbjen e zgjedhjeve.

Komentet Latifi i bëri në emisionin Pressing në T7.

“Sot Kurti e dha një shpjegim përgjithësisht për atë se çfarë ka ndodhur. Ai e pranoi që ka defekte brenda organizimit partiak të VV-së”, ka thënë Latifi.

“Ai e përmendi një fakt si ‘bashkimi i të gjithë të tjerëve’ kundër VV-së në këto zgjedhje. Konsideroj se Kurti duhet të jetë i vetëdijshëm se këtë ‘të gjithëve kundër tij’ e ka ushqyer ky. Kurti një kohë të gjatë e ka përdorur dhe e ka ushqyer skemën ne dhe ata. Është një skemë të cilën ai e ka ushqyer dhe në një situatë të caktuar ka përfituar shumë nga kjo skemë sepse ka korrur një rezultat të paimagjinueshëm nga të gjithë ne në zgjedhjet e 14 shkurtit. Por disa muaj pas po i kthehet në të kundërtën e asaj”, ka shpjeguar Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra ka shënuar fitore me rezultat 4:0 ndaj Bullgarisë dhe…