Latifi: Kurti i nxori jashtë loje partitë tjera

02 shkurt 2021 | 22:23

Profesori Blerim Latifi ka folur rreth strategjisë së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai thotë se janë “dy narrativa të cilat në fakt i kanë nxjerr jashtë lojës partitë e tjera”.

“Narrativa e parë është narrativa afirmative me vetveten, kur ai ka arrit me përçuar te qytetarët, me etablu narrativën si politikan i pastër, i pakorruptuar’, thotë Latifi në Pressing.

“Kjo është aduti më i fuqishëm i tij i cili faktikisht asnjë politikan tjetër në Kosovë nuk ka arrit me përvetësua, me profilizu vetën si politikan i pakorruptuar”, shtoi Latifi.

“Narrativa e dytë është se gjithë të tjerët janë e kundërta e këtij profili. Janë të korruptuar, janë të konsumuar, janë përgjegjës për krejt ato që nuk janë bërë ose që janë bërë keq në 20 vjetëve të fundit’, theksoi ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Valon Syla, ka reaguar pas informacionit se ushtruesja e…