
Latifi: Kurti si Thaçi, po punëson njerëzit që e kanë kundërshtuar
19 maj 2021
| 13:36
Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e përdor metodën e ish-presidenti Hashim Thaçi, duke i punësuar njerëzit që kanë folur e vepruar kundër tij.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk duhet të habitemi nëse Kurti e angazhon në procesin e dialogut me Serbinë edhe deputetin e LDK-së Agim Veliun.
“Edhe Skenda në ekipin e Kurtit për dialog. Njeriu që kishte udhëtuar në Ëashington për të marrë qëndrimin e detajuar të Grenellit për rrëzimin e Kurtit, në mars të vitit të kaluar. Nuk duhet të habitemi kur ta shohim edhe Agim Veliun si kordinator për dialog midis Kuvendit dhe Qeverisë. Metoda klasike e Thaçit: punëso njerëzit që kanë folur e vepruar kundër teje!”, ka shkruar ai.