Latifi: Masakra e Pastaselit, një nga plagët më të dhimbshme të historisë sonë

31 mars 2025 | 16:41

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se masakra e Pastaselit është një nga plagët më të dhimbshme të historisë sonë, një kujtesë e përgjakshme e sakrificës për liri.

“Sot, në këtë përvjetor, bashkë me familjarët e dëshmorëve, veteranët, invalidët e luftës dhe qytetarët, përkujtuam me nderim e krenari 106 shqiptarët e vrarë barbarisht më 31 mars 1999. Gjaku i derdhur në Pastasel është një amanet i shenjtë për brezat që vijnë. Ne nuk do ta harrojmë kurrë sakrificën e të rënëve, sepse mbi këtë sakrificë u ngrit liria jonë”, ka thënë Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Harvey Elliott është një nga talentët më të mëdhenj të…