Latifi mban debat me banorë të fshatit Zatriq, merr parasysh shqetësimet e tyre
24 qershor 2021
| 14:07
Në fshatin Zatriq, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka mbajtur debat publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2022-2024.
Gjatë debatit me banorë të fshatit Zatriq, kryetari Latifi ka thënë se paraqiti angazhimin e komunës për kubëzimin e rrugëve, mbrojtjen e mjedisit nga mbeturinat, parkun, rrugët fushore, kanalizimin, përkrahjen e fermerëve dhe investimet e parapara për ujësjellësin, shkollën fillore, trotuaret e ndriçimin publik, bujqësinë dhe ruajtjen e kultivimin e vlerave natyrore, të trashëgimisë kulturore, kombëtare, historike etj.
“Shqetësimet e paraqitura, fatmirësisht janë pjesë e angazhimeve tona të përditshme”, ka thënë Latifi.