Latifi mban debate publike me banorët e katër fshatrave në Rahovec
07 qershor 2021
| 13:48
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ciklin e debateve publike me qytetarë për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për vitet 2022-2024, i ka vazhduar me banorë të fshatrave Zaqisht, Opterushë, Retijë dhe Retijë e Ulët.
Kryetrari Latifi gjatë debateve me banorët e këtyre fshatrave ka thënë se është këtu për të bashkëbiseduar me ta rreth Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2022-2024 dhe për punët që kanë bërë si komunë, si dhe për projektet që i kanë në realizim dhe kërkesat e prioritetet konkrete për të cilat qytetarët e kësaj zone kanë nevojë.