Latifi mban dëgjimin e parë publik për planifikim të hershëm të buxhetit për vitin 2025
21 maj 2024
| 13:08
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur dëgjimin e parë publik për planifikim të hershëm të buxhetit për vitin 2025.
Latifi ka bërë me dije se pasi i informuan dhe sqaruan të pranishmit, për tërë atë që përmban qarkorja e parë buxhetore e ardhur nga MF-ja për komunën e Rahovecit, po ashtu bashkëbiseduan edhe për ecurinë e përgatitjes së KAB-it komunal 2025-2026.
“Me drejtorin për financa dhe buxhet, drejtorët tjerë të drejtorive komunale si dhe me grupin punues për hartimin e buxhetit, me vëmendje kemi dëgjuar për shqetësimet, nevojat dhe kërkesat nga të rinjtë, pensionistët, gratë dhe komunitetet pakicë”, ka bërë me dije Latifi.