Latifi mban takim me drejtorë të drejtorive, diskutohet për angazhimin e kësaj jave
02 maj 2023
| 15:44
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur takimin e rregullt me drejtorët e drejtorive komunale.
Ky takim nisi me raportimin mujor të zyrtarit përgjegjës për Zbatimin e Planit të Integritetit në komunën e Rahovecit, Valmir Gashi.
Si zakonisht gjatë diskutimeve, secila drejtori veç e veç si dhe shefi i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Lendrit Qeli, raportuan për punët e javës që shkoi dhe fokusi ishte në punët që do të zhvillohen gjatë javës së parë të muajit maj, ecurinë e tyre dhe zgjidhjen e problematikave të mundshme gjatë procesit të punës.