Latifi mban takimin e rregullt javore me drejtorët e drejtorive komunale
04 janar 2024
| 12:02
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur mbledhjen e radhës të rregullt javore me drejtorët e drejtorive komunale, me të cilët ka diskutuar për planet e vitit 2024, rreth sfidave me të cilat janë ballafaquar gjatë vitit që lamë pas, si dhe çështje të përgjithshme për secilin sektor komunal.
Në fund, Latifi i uroi për suksese dhe mbarësi në përmbushjen e detyrave ndaj qytetarëve.
Komuna e Rahovecit ka njoftuar se këto takime kanë për qëllim bashkëpunimin dhe ndërveprimin ndërmjet drejtorive, duke ndihmuar në koordinimin për t’u avancuar më tutje.