Latifi: Mizopatria – ndjenja e urrejtjes për vendin tënd, qysh erdhëm në këtë ditë?
Profesori universitar, Blerim Latifi, në llogarinë e vet në “Facebook” ka pyetur se kush na injektoi në psikikë mizopatinë.
“Qysh erdhëm në kët’ ditë?
Kush na e injektoi në psikikë mizopatrinë?
Nuk kam përgjigjje të gatshme në këto pyetje.
Veç një gjë dihet me siguri: derisa patriotizmi i krijon shtetet, mizopatria i vret ato”, ka shkruar prof. Latifi.
Postimi i plotë i Blerim Latifit:
Celebrimi dhe kremtimi i largimit nga vendi është shenjë e qartë e asaj që autorët e lashtë e quanin mizopatria, ndjenja e urrejtjes për vendin tënd.
Qysh erdhëm në kët’ ditë?
Kush na e injektoi në psikikë mizopatrinë?
Nuk kam përgjigjje të gatshme në këto pyetje.
Veç një gjë dihet me siguri: derisa patriotizmi i krijon shtetet, mizopatria i vret ato. Në mënyrë të sigurtë. Asgjë nuk mbahet me zor në këtë botë. As liria.