Latifi ndan mirënjohje për stafin shëndetësor, policët, inspektorët, zjarrfikësit dhe punëtorë të administratës

20 gusht 2021 | 11:28

Në Ditën Botërore të Humanizmit, në emër të Komunës së Rahovecit, kryetari i komunës Smajl Latifi, ka ndarë mirënjohje për stafin shëndetësor, policët, inspektorët, zjarrfikësit, punëtorë të administratës, të Qendrës për Punë Sociale dhe donatorët për kontributin e dhënë në periudhën e vështirë të pandemisë.

“Pandemia na ka goditur të gjithëve, rëndë! Dhe në Rahovec, ashtu si në çdo vend të botës, heronjtë e vërtetë të luftës ndaj pandemisë ishin të gjithë punëtorët esencialë, duke filluar nga stafi shëndetësor, policët, inspektorët, zjarrfikësit, pastaj punëtorët e administratës, të Qendrës për Punë Sociale dhe donatorët. Ata nuk kursyen asgjë nga vetja për të kontribuar, në një mënyrë apo tjetër. Andaj, sot, në Ditën Botërore të Humanizmit, në emër të Komunës së Rahovecit, kam ndarë mirënjohje për të gjithë këta që kanë dhënë shumë nga vetja që ne ta kalojmë sa më lehtë këtë periudhë të vështirë”, ka thënë kryetari Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre senatorë amerikanë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus pavarësisht se…