Latifi nderon dëshmorët dhe martirët në Dejnë dhe Dobidol

04 shtator 2024 | 12:15

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nderuar dëshmorët dhe martirët në Dejnë dhe Dobidol.

“Në Dobidol, u përulëm me respekt të lartë para lapidarit të bashkëluftëtarit, dëshmorit të kombit, Mark Sopjani, i cili ra më 4 shtator 1998. Në Dejnë, kujtuam me nderim dëshmorin Arben Bytyçi, i rënë po ashtu më 4 shtator 1998. Kanë kaluar 26 vjet nga tragjedia në vendin e quajtur Liskofc, mbi fshatin Dejnë, ku predhat e artilerisë serbe morën jetët e Leonora Bytyçit dhe të vëllait të saj, dëshmorit Arben Bytyçi”, ka thënë Latifi, duke shtuar se aty u vranë edhe Minkadise Bytyçi, Sevdije Hoti, Elmaze Bytyçi, Shpresa Bytyçi, Bahrije Bytyçi, dhe fëmija 15-muajsh, Driton Hoti.

“Në Liskofc mbetën të plagosur edhe 56 të tjerë. Dejni i ka dhënë luftës për liri dëshmorët: Arben Bytyçi, Bekim Bytyçi, Ramiz Krasniqi, Milaim Morina, Xhevdet Krasniqi, dhe Qemajl Bytyçi, si dhe martirët Gani Morina dhe Muhamet Hoti. Sot dhe përherë përulemi me përkushtim të thellë për veprën e dëshmorëve dhe të gjithë të rënëve për liri!”, ka theksuar kryetari Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Mats Hummels do të jetë lojtari më i ri…