
Latifi nënshkruan marrëveshje për rritjen e kapaciteteve profesionale në administratën komunale dhe në arsim
04 mars 2025
| 12:57
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin ekzekutiv të Institutit KAF, Bujar Krasniqi, që parasheh rritjen e kapaciteteve profesionale në administratën komunale dhe në arsim.
“Ky bashkëpunim sjell trajnime të specializuara për menaxhimin e financave publike dhe transparencën financiare, për auditimin dhe për menaxhimin e riskut, si dhe programin ‘BEINT – Shkolla e Drejtorëve’, për përmirësimin e cilësisë në shkolla. Me këtë hap, po investojmë në burimet njerëzore, si themel për një administratë publike më efikase dhe për një sistem arsimor më të fortë në Rahovec”, ka njoftuar Latifi.