Latifi nënshkruan memorandumin “Bëhu partneri im për mirëqenie”
11 dhjetor 2023
| 12:47
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me drejtorin ekzekutiv të OJQ “Advancing Together (AT)”, Bashkim Ibishi, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për zbatimin e projektit “Bëhu partneri im për mirëqenie”, që ka për qëllim fuqizimin e komuniteteve lokale, duke kontribuuar në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve dhe projekteve në lidhje me komunitetet.
“Këto projekte ofrojnë një nxitje për anëtarët e komuniteteve jo-shumicë dhe autoritetet lokale. Andaj, ne si komunë mbetemi të përkushtuar në fuqizimin dhe mbështetjen e tyre, në mënyrë që të rritet mirëqenia”, ka thënë pas nënshkrimit kryetari Latifi.