Latifi: Nëse nuk bashkohen forcat me Shqipërinë, do të gëlltitemi lehtë nga fqinjët
“Nëse nuk bashkohen forcat me Shqipërinë, do të gëlltitemi lehtë nga fqinjët”, ka thënë profesori universitar Blerim Latifi.
Latifi ka mbrojtur bindjen e tij që Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë.
Teksa elaboronte qëndrimin e tij ai ka thënë se Kosova rrezikohet nga Serbia dhe siguria sipas tij është njëra nga arsyejet pse duhet ky bashkim.
Më tutje, Latifi ka deklaruar se më 24 shtator Kosova është përballur me një sulm terrorist, duke shtuar se Serbia pret mundësinë gjeopolitike për rikthimin e ushtrisë së tyre në Kosovë.
”I kemi në veri një fqinj që 24 orë në ditë kujdeset me ta bërë të ditur që në momentin e parë si t’ia lejojnë rrethanat gjeopolitike unë ka me e rikthy ushtrinë në Kosovë. Mendojeni ju një situatë imagjinare që mundet nesër me qenë reale, një konflikt i përmasave në botë, ku SHBA-ja është e zhvendosur në Azi”, ka thënë Latifi.
“Në Ballkan ke me pas paqe në dy mënyra, një që ta ofron SHBA-ja që nuk është e sigurt gjithçka është e përkohshme, e ke paqen tjetër që është ekuilibri i forcave në mes shteteve nacionale”, ka deklaruar ai në T7.