Latifi ngushëllon familjen e personit që ndërroi jetë nga koronavirusi
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i ka shprehur ngushëllime familjes Kafexhiu, me rastin e vdekjes se familjarit të tyre si pasojë e Covid-19.
Me këtë rast, Latifi u ka bërë thirrje rahovecianëve të mos dalin nga shtëpitë e tyre për shkak të pandemisë.
“Me keqardhje ju njoftoj nga Klinika Infektive në Prishtinë, se ka ndërruar jetë i prekuri me COVID-19, Jusuf Kafexhiu (1943), nga Rahoveci. I ndjeri ishte në hemodializë dhe kishte probleme të tjera përcjellëse, të cilat ishin mjaft serioze. Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Kafexhiu nga Rahoveci, në këto momente të rënda të dhimbjes dhe pikëllimit! Ju lutem mos dilni, vetëm në raste kur është patjetër! Nuk na ka mbetur edhe shumë drejt fundit të përballjes me pandeminë COVID-19”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G: ‘Epoka e re’)