Latifi: Një popull që çon analfabetë në Parlament, s’meriton respekt as qeverisje të mirë

20 shkurt 2025 | 12:07

Profesori universitar dhe analisti politik, Blerim Latifi, ka shkruar një status në “Facebook” teksa procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputet po shkon drejt fundit dhe që tashmë dihet se kush e ka siguruar karrigen në Kuvendin e Kosovës.

Latifi ka thënë se diçka që duhet të qartësohet është se një popull që dërgon analfabetë në Kuvendin e Kosovës, s’meriton as respekt e as qeverisje të mirë.

“T’jemi të qartë në një pikë: një popull që çon analfabetë në parlament, s’meriton as respekt as qeverisje të mirë”, ka shkruar Latifi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni 2025 në Formula 1 është në prag: Së shpejti…