Latifi: Nuk guxojmë të lirohemi, lufta kundër Covidit s’ka mbaruar ende
Ministri i Shëndetësisë (ShBA), Rifat Latifi, ka thënë të premten se lufta kundër Covid-19 nuk ka mbaruar ende, duke bërë me dije se nuk duhet të lirohen masat kundër këtij virusi.
Këtë deklaratë Latifi e ka dhënë gjatë ceremonisë së pranimit të kontingjentit me 515 mijë e 970 doza të vaksinës “Pfizer”, të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
“Për dhjetë muaj prej fillimit të vaksinimit në Kosovë, janë dhënë 1.8 milion vaksina, rreth 63 për qind e popullatës tonë e moshës mbi 12-vjeçare kanë marrë nga një dozë të vaksinës kundër Covid-19 dhe 57 për qind të dy dozat. Fillimi i dhënies së dozës së tretë është inkurajuese dhe duhet të shtohet edhe më shumë. E gjithë kjo punë e madhe është bërë falë përkrahjes dhe partneritetit me UNICEF-in, OBSh-në, ShBA-të dhe partnerët evropianë. Me gjithë këto rezultate, nuk guxojmë të lirohemi dhe të ndalemi në këtë proces, ngase lufta kundër Covid-19 nuk ka mbaruar ende”, ka thënë Latifi.
Nga kjo ceremoni Latifi u ka bërë thirrje qytetarëve mbi moshën 12-vjeçare që të vaksinohen. Këtë thirrje ai e ka pasur edhe gratë shtatzëna dhe nënat gjidhënëse.