Latifi: Nuk mund të jetë i suksesshëm një kryeministër nëse nuk është edhe kryetar partie
Filozofi Blerim Latifi, njëherësh këshilltari i kryeparlamentarit Verseli, ka thënë se një kryeministër nuk mund të jetë i suksesshëm nëse në të njëjtën kohë nuk është edhe lider i partisë.
Ai ka thënë se një kryeministër që përveç ligjit duhet t’i japë llogari edhe shefit të partisë dështimin e ka të garantuar pothuajse me saktësi matematikore.
“Harroni idenë se mund të jetë i suksesshëm një kryeministër që nuk është njëkohësisht kryetar partie. Në Kosovë kemi eksperimentuar me këtë ide dhe kemi dështuar radhazi me Bajram Rexhepin, Bajram Kosumin dhe Agim Çekun. Një kryeministër që, përveç ligjit, duhet t’i japë llogari edhe shefit të partisë, dështimin e ka të garantuar, pothuajse me saktësi matematikore”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/