Latifi: OBSh-ja, partnere strategjike e Kosovës në luftimin e pandemisë
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Rifat Latifi, ka pritur të mërkurën në takim njoftues Oleksandr Martynenko, shef i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) në Kosovë.
Ata kanë diskutuar rreth menaxhimit të situatës epidemiologjike në vend dhe procesin e vaksinimit kundër Covid-19.
“Organizata Botërore e Shëndetësisë mbetet partner i yni strategjik në luftimin e pandemisë duke na qëndruar afër gjatë kësaj kohe”, ka thënë Latifi gjatë këtij takimi.
Ndërsa Oleksandr Martynenko, e ka vlerësuar menaxhimin e pandemisë në Kosovë dhe fushatën e inkurajimit të vaksinimit kundër Covid-19.
Ai ka theksuar përkushtimin e tyre për zgjerimin e fushave të bashkëpunimit, ndërsa ministri Latifi e ka njoftuar shefin e zyrës së OBSh-së në Kosovë se Ministria e Shëndetësisë së shpejti do të shpalos planet afatgjate të zhvillimit të shëndetësisë në vend.