Latifi organizon debat publik me qytetarë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2021
21 qershor 2021
| 15:02
Komuna e Rahovecit ka njoftuar qytetarët dhe grupet e interesit dhe palët e tjera të interesuara, se kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, organizon debatin publik me qytetarë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2021.
Debati publik me qytetarë do të mbahet më 28 qershor, në orën 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec.
“Në këtë debat do të keni mundësi të njiheni për punën gjashtëmujore (janar-qershor 2021), zhvillimet aktuale në komunë si dhe për planet tona për të ardhmen. Pas paraqitjes së kryetarit të komunës, qytetarët mund t’i bëjnë pyetje dhe komente ekzekutivit të komunës për të gjitha temat të cilat atyre u interesojnë”, ka njoftuar Komuna e Rahovecit.