Latifi paralajmëron mbylljen e shkollave nëse përkeqësohet gjendja me pandeminë
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Rifat Latifi, ka paralajmëruar mbylljen e shkollave nëse përkeqësohet edhe më shumë gjendja me pandeminë.
Latifi para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi ka thënë se nëse do të mbyllen shkollat, do të pësojë edhe ekonomia për shkak se prindërit do të duhet të qëndrojnë në shtëpi me fëmijët e tyre.
“Po t’i kishim mbyllur shkollat sot kishte me qenë një problem jashtëzakonisht i madh. Nuk i kemi mbyllur, ja kemi lënë shkollave, komuniteteve lokale që ata me vendos me shkuar apo mos me shkuar online. Jam i vetëdijshëm që nëse ne i mbyllim shkollat, ekonomia ka me pësuar jashtëzakonisht shumë”.
“Nëse nesër na keqësohet gjendja, absolutisht duhet me i mbyll shkollat sikur i kanë mbyll shtetet tjera për një kohë të caktuar”, ka deklaruar ai.